Kryeministri britanik, Boris Johnson, është nën hetim nga Komisioneri Parlamentar për Standardet, mbi udhëtimin në Karaibe i cili ka kushtuar 15 mijë paund gjatë pushimeve verore të vitit 2019.
Johnson dhe e fejuara Carrie Symonds e realizuan këtë udhëtim luksoz në ishullin Mustique. Shumë shpejt lindën dyshime për mënyrën se si u financua.
Komisioneri Parlamentar i Standardeve ka bërë me dije se po merret me hetimin e kryeministrit britanik për një shkelje të mundshme të Kodit të Sjelljes së deputetëve.
Johnson dhe Symonds, tre muaj më vonë pasi njoftuan fejesën e tyre , qëndruan në një vilë në ishull, pjesë e Shën Vincent dhe Grenadines.
Përveç udhëtimit kryeministri britanik po përballet me akuza edhe për një hua nga donator Tory për të financuar një rinovim prej 58,000 £ të banesës së tij në Downing Street.