Borrell: Në Kosovë e Serbi është dorëzuar drafti i fundit i propozimit të BE-së

Prishtinë | 06 Dhj 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se të hënën e pesë dhjetorit, në Serbi është dorëzuar drafti i fundit i propozimit të ri të BE-së për dialogun, dhe i njëjti është dorëzuar edhe në takimin midis Miroslav Lajçak dhe kryemisnitrit të Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë hyrjes së tij në Samitin në Tiranë, Borrell nuk ka dhënë afate sa i ëprket dialogut.

“Është një moment i rëndësishme për dialogun Kosovë Serbi. Dje në serbi e kemi dorëzuar verisonin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, ka thënë Borrell.

Të ngjashme