Jemi pak si të ‘humbur’ si shoqëri dhe shtet për shkak se, përpos ekzistencës si njerëz dhe shtet, nuk kemi ambicje e qëllime tjera. Nuk dihet kah dëshirojmë me shku, një organizimi social dhe institucional dite-pas-dite, ad-hoc më shumë. Nuk janë pak 2 dekada e gjysmë që kaluan nga lufta – nuk mundemi me u fsheh e arsyetu me luftën më!
Gjermania dy herë është rikuperu për 15-20 viteve pas thujase shkatërrimeve totale në dy luftëra botërore. Dje kam folë si për 24 vjet me këtë çasje nuk kemi arritë as kapacitet dhe sigurinë e energjisë me i zhvillu. E kapaciteti i gjenerimit të energjisë dhe burimet e saja janë ndoshta barometri më i mirë me pa sa është zhvillu një shtet apo një shoqëri, mos të harrojmë këtë.
Ne si shtet, jo aq i ri më, duhet me qenë më ambicioz. Si shoqëri duhemi me dijt kah po dëshirojmë me shku. Duhemi caqe të sakta me vendosë. Tash me na pyet dikush, çka po doni, kah po doni me shku.. nuk dijmë me i tregu.
Na duhen disa qëllime afatgjate si psh: (a) 3-5giga energji me i gjeneru; (b) Ekonominë/GDP me rritë në 30-50 miliardë euro; (b) Shkallën e Aktivitetit në Ekonomi me rritë nga 39% në 80%; (c) Sigurinë Kombëtare me rregullu, me qenë në gjendje me u mbojtë; (d) Kualitetin e arsimit dhe shëndetësisë me tre-pesëishu nga gjendja aktuale; (f) Me u transformu në shtet dhe ekonomi të gjelbërt; (g) Ajtin me pas të pastër dhe shëndeti publik me qenë në norma të së pranueshmes.
Nuk janë shumë këto, por pa një plan e pa qëllim nuk arrihen asnjëherë. Si shoqëri u kemi borxh gjeneratave të ardhshme. Më së shumti e kanë obligim partitë politike, qeveritë, institucionet publike me i zhvillu këto qëllime me konsensus dhe me i organizu resurset me i arritë këto qëllime. Nuk mundemi me vazhdu kështu paushall me ndërtu të ardhmën.