Zgjedhjet e reja janë zgjidhje

Prishtinë | 23 Pri 2025 | 12:54 | Nga Shenoll Muharremi

Këtu nuk është në pyetje vetëm ngërçi institucional. Duket që kemi një mosbesim të thellë mes dy kampeve politike. Dhe krejt kjo rrëmujë ka fillu nga fushata përçarëse dhe polarizuese e pashembullit e partisë më të madhe. E sot po thellohetnag mungesa e vullnetit me bashkëpunu dhe me bë kompromise pozitive.

Këtu nuk duhet se ka as klimë minimale për marrëveshje. Vetëm arrogancë e kalkulim politik.

Në këtë situatë, zgjidhja që ka logjikë dhe dinjitet është me shku në zgjedhje të reja. Sa më shpejt, aq më mirë. Ma mirë me i pyet qytetarët për herë të dytë, sesa me vazhdu me improvizime e bllokada.

Zgjedhje duket që janë hapi i ardhshëm më normal drejt stabilitetit dhe formimit të institucioneve. Ma mirë një ballafaqim politik tani, sesa një krizë e stërzgjatur që e mbanë vendin e bllokuar me javë e muaj. Edhe ashtu tashmë kemi humbur shumë kohë.

Të ngjashme