Bosi shqiptar i drogës dhe adhurimi për Escobarin, Demçe synonte të ishte në ‘aristokracinë e botës së krimit’

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

“Kivi” nga Ekuadori, marrëveshjet me kupolën ushtarake marokene, marrëveshjet me “Kartelin e Gjirit” në Kolumbi, kontejnerët plot drogë që mbërrijnë në portin e Gioia Tauro, nderimi për bosin Raffaele Cutolo dhe stemat e fisnikëve të zgjedhura si foto profili për të nënvizuar përkatësinë ndaj asaj që ata vetë e përcaktojnë si “aristokraci e botës së krimit”.

Kjo është bota që na vjen përtej Adriatikut e bosit shqiptar të drogës në Romë, bota e Elvis Demçes dhe bandës së tij. Mediat italiane edhe sot kanë publikuar të tjera përgjime, dhe siç del nga bisedat që kanë dalë nga serveri i koduar dhe që janë përmbledhur në një raport të hollësishëm të autoriteteve italiane, transmeton të gjithë fuqinë ndërkombëtare dhe synimet ekspansioniste të grupit të shkatërruar janarin e kaluar pasi transformoi rrugët e kryeqytetit në një ‘Far West’ për kontrollin e shesheve të trafikut të drogës.

Është 20 janari i vitit 2021 dhe në telefonin e shqiptarit vjen një sms. Është komunikimi nga kontakti në Marok, të cilin e quanin “hermano”: “Do të shpjegoj pak për të të mbajtur të informuar mbi nivelin e këtij operacioni.

Ky operacion kontrollohet dhe autorizohet nga kupola ushtarake. Tashmë drejtori i portit dhe tranzitori janë thirrur për të marrë urdhra për trajtimin e kontejnerëve që shkojnë në Gioia Tauro! Ato nuk do të kontrollohen. Ngarkesat mbërrijnë në Kalabri. Ashtu si ato kolumbiane, të njëjtit që kanë “punishtet më të forta në Kolumbi trembin për mënyrën se si ato organizohen por ti nuk e shesh në fakt se çfarë perlash ata bëjnë”, shkruan Demçe, duke thënë se ai aspiron të punojë me “trashëgimtarët e Pablos. “Janë ata të Kartelit të Medelinit në majë të gjithçkaje. Janë ata që kontrollojnë të gjithë guerilët në pyjet e thella të Amazonës”.

Sepse paratë nuk janë gjithçka, “gjithmonë do më mungonte diçka sepse jam një kriminel nga brenda “, thotë ai, “edhe me një kostum 100 milionësh dhe kravatë super të shtrenjtë një bandit mbetem gjithmonë, dhe kurrë nuk do të doja të jetoja dhe të mendoja si i mirë, si një i krishterë”.

Ai nuk do të donte kurrë të jetonte si një ‘i mjerë i vogël që kalon jetën në tokë thjesht duke konsumuar ajër”.

Mitet e tij janë të tjerë, si Raffaele Cutolo, të cilin ai e lavdëron ditën e vdekjes së tij, shkruan shqiptarja.com.

“Ky njeri i madh sot ka vdekur. Që në 1979-n ka qenë i burgosur”, shkruan ai duke kujtuar refuzimin e shefit të Camorra për të bashkëpunuar:

“Ai u përgjigj se jam mësuar që qëndroj pas hekurave dhe qelisë dhe me mungesën e të parit të familjes sime dhe kjo për mua është Ok! Më jep më shumë dashuri të vdes mes hekurave dhe portave të qelisë me dinjitet sesa mes luksit dhe turpit”.

Të ngjashme