Bota bëhet gati për transplantimin e parë të kokës së njeriut

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 11:31 | Nga

Valery Spiridonov, një programues rus është caktuar që të realizojë transplantimin e kokës së tij në dhjetor 2017. Ky operim unik dhe i kompleksitetit shumë të lartë  do të përfshijë edhe diturinë dhe njohuritë e teknologjisë ruse.

Teknologët e kohës sovjetike do të ndihmojnë kirurgun dhe shkencëtarin Sergio Canavero që suksesshëm të kryejë transplantin e kokës së programuesit Valery Spiridonov, i cili që nga lindja e tij është i palëvizshëm.

Sipas mjekut Canavero, suksesi i këtij operimi varet kryekëput nga  Perftoranumi. Kirurgu rus ka krijuar këtë masë të ngjashme me gjakun i cili mund të ndihmojë trupin të bashkëveprojë pas derdhjes masive të gjakut kur pacientit t’i ndahet koka nga trupi.

Perftoranumi është krijuar për herë të parë në vitin 1980 nga biologu Felix Beloyartsev nga Akademia Ruse e Shkencës, përkatësisht Instituti i Teorisë dhe Eksperimenteve të Biofizikës.

Shkenctari dhe pacienti rus, Valery Spiridonov që planifikon t’i trasplantohet koka

Është i njohur si ‘gjaku blu’ për shkak të ngjyrës së tij.

Perftoranumi i është sugjeruar Canaveros nga ana e hulumtuesve të Institutit  ku edhe u zbulua ky lloj gjaku. Tani shkencëtarët janë duke testuar këtë gjak në transplantet e zemrave tek kafshët.

Kirurgu i transplantove vaskulare, Antony Troshin, ka propozuar një tjetër metodë që t’i kursejë jetën  pacientit  Spiridonov. Canavero dhe Spiridonov janë tani duke e marrë parasysh aplikimin e kësaj metode.

Troshin ka propozuar vendosjen e kokës, pasi ajo të ndahet nga trupi, në një kontejner special që është me madhësinë e një helmet të një astronauti.

Ajo (koka) pastaj mund të lidhet me damarët e gjakut  të një donator, që mund të jetë ndonjë i afërm i Spiridonovit.

“Nga pikëpamja e jashtme, ky kontejner duhet të jetë i përshtatshëm për dhuruesin e gjakut që të prekë trupin e tij dhe të kujdesët për të për një kohë më të gjatë”, ka shkruar Troshin.

Kjo mënyrë do të ketë efektin e një binjaku dhe sensorët special mund ta bëjnë të mundur furnizimin me gjak dhe me imunitet nga drogat (Ilaçet) e ta ruajë kokën.

Kështu do të dukej transplanti i kokës, i ngjitur në trupin e njeriut tjetër për furnizim me gjak

Gjaku i filtruar nga koka mund të pastrohet nga një filtër para se ata të kthehet në trupin e donatorit.

Troshin e ka përshkruar këtë medotë jo vetëm në artikullin e tij shkencor, por  ai tashmë e ka publikuar  edhe një tip romani shkencor të quajtur “A ëhstë transplanti i kokës i mundur dhe i nevojshëm?”

“Është e pamundur të parashikohet një papajtueshmëri  psikologjike ndërmjet kokave”, ka thënë Troshin.  “Problemi mund të zgjidhet nëpërmjet disa zëvendësimeve  të donatorëve deri në gjetjen e një përshtatshmërie fiziologjike”.

Deri më tash vetëm Vietnami, Korja e Jugut dhe Kina janë pajtuar  që të jenë pjesë e eksperimentit të kirurgut Canavaro. Asnjë klinikë në Rusi nuk është e përgatitur të pranojë përgjegjësinë dhe situata nuk ndihmohet në anë tjetër as nga legjislacioni rus.

Derisa Spiridonov preferon që operacioni të bëhet në Rusi, ky lloj operimi kërkon që trupat t’i përkasin të njëjtës racë. Aziatikët kanë tjetër lëkurë, më pak flokë dhe gjëndra dhjamore  të tjera nga Spiridonovi.

Kirurgu Valery Spiridonov qe mendon të kryejë transplantin

“As vendi dhe as financimi I këtij operimi nuk është ndihmuar në Rusi”, ka thënë Spiridonov

“Nëse operimi do të realizohet në vitin 2017, besoj se do të bëhet në Kinë. KY vend ka bërë progres të konsiderueshëm në këtë fushë”.

Shkencëtarët kinezë kanë kryer rreth 1 mijë eksperimente në minj, majmunë dhe kufoma njerëzish.

Marrë nga Rusia dhe India Raport. Artikulli është i përkthyer nga lajmi.net. Titulli është i vendosur nga redaksia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme