Vitia flet për suspendimin e katër farmacistëve

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është përgjigjur kritikave të deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lidhur me mungesën e barnave në institucionet shëndetësore dhe suspendimin e katër farmacistëve, raporton Ekonomia Online.

Vitia në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se sa i përket suspendimit të katër farmacistëve hetimi është duke vazhduar.

“Ne kemi iniciuar, ne, bordi dhe SHSKUK-ja një hetim për të parë nëse ka ndonjë çalim, problem gjatë furnizimitdhe ky hetim ka filluar muaj më parë dhe ëpr informatën e juaj publik ëhstë bërë ndoshta një ditë pas, por suspendimi ka ndodhë në ditën kur është mbajt seanca kur kam qenë në interpealncë. Ky hetim nuk mbaron këtu do të thotë ka filluar dhe ajo që është evidentuar mënejhrë të farmacistët menjëherë janë marrë masa për farmacistë, një pjesë janë quar në Komision Disiplinor dhe hetimi është duke vazhduar dhe për secilën masë do të ketë masa të tjera nëse ka telashe deir në zinxhrin më të lartë të menaxhmentit në SHSKUK dhe këto masa kur do të merren do të ju njoftoj publikisht sikurse ju kam njoftuar edhe herën e kaluar. Por nuk është ndalë hetimi e as nuk është ndalë as për të vazhduar me masa as aty ku ka natyrisht ku ka probleme”, ka thënë Vitia

Ndërsa, sa I përket protestës së profesionistëve shëndetësorë dhe anulimit të takimit me ta, ministri ka mohuar se arsyeja ka qenë shmangia e takimit, duke thënë se në atë kohë ishte duke marrë pjesë në interpelancë parlamentare.

Vitia ka thënë se ka takuar përfaqësuesit e organizatave studentore dhe se ka diskutuar me ta për kërkesat e tyre, ndërsa ka pretenduar se një pjesë e çështjeve po trajtohen edhe në nivel institucional.

Duke folur për kërkesën për sigurimin e vendeve të punës për mjekët e rinj, ministri ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë është në fazën përfundimtare të hartimit të një strategjie për resurset njerëzore në shëndetësi.

“Është hera e parë që MSH-ja është gati në përfundim të një strategjie për resurset njerëzore që e prek këtë pjesë”, ka thënë ai.

kërkesat janë miratuar, ndërsa të tjerat nuk kanë qenë në kompetencën e drejtpërdrejtë të Qeverisë.

Të ngjashme