Bota në pragun e 14 milionë rasteve të identifikuar me Covid-19

Prishtinë | 17 Kor 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Në të gjithë botën rastet e të prekurve nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi janë rritur në më shumë se 13 milionë e 800 mijë

Nga të dhënat e nxjerra prej grafikut të pandemisë Covid, totali i viktimave është rreth 590 mijë.

Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë janë shëruar mbi 7.7 milionë pacientë.

SHBA kryesojnë renditjen, përsa i përket rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe vdekjeve prej infeksionit, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Brazili tejkalon 2 milionë raste të infeksionit Covid-19

Brazili, i cili është shtëpia e rreth 210 milionë njerëzve, është vendi i dytë i prekur më rëndë nga Covid dhe në grafikun e pandemisë renditet i dyti pas SHBA-së.

Deri tani në Brazil kanë humbur jetën nga imfeksioni më shumë se 74 mijë njerëz, ndërsa besohet se shifra e vërtetë e viktimave është shumë më e lartë se zyrtarja e raportuar.

Ministria indiane e Shëndetësisë ka konfirmuar se me më shumë se 34,000 infeksione të reja në 24 orët e fundit, India ka shkelur pragun e një milion të prekurve nga Covid, kurse numri i vdekjeve të raportuara deri tani ka kaluar 25,000.

Me më shumë se 1.3 miliard njerëz, situata pandemike gjithmonë ka qenë një shqetësim. Me qytetet e saj me popullsi të dendur, shumica e ekspertëve parashikuan që India të bëhej një pikë e nxehtë emergjence shëndetësore.

Nga rasti i parë, i cili u konfirmua në janar, deri tani, u deshën vetëm gati 170 ditë për të kaluar në më shume se një milion infeksione Covid. Gjatë muajve, ajo parakaloi Kinën, vendet më të goditura në Europë dhe së fundmi Rusinë, për t’u konfirmuar në vendin e tretë në grafikun e pandemisë përsa i përket të identifikuarve pozitiv dhe vdekjeve.

Por vlen të përmendet se rastet aktive të Indisë janë ende relativisht të ulëta në rreth 340,000. Numri i njerëzve që shërohen nga virusi është optimist – për çdo 100 raste të konfirmuar, 63 janë rikuperuar. Dhe shkalla e vdekshmërisë, me 2.55%, mbetet inkurajuese/shqiptarja.

Të ngjashme