Katër ndeshjet e para të raundit të dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 u zhvilluan më 18 qershor dhe gjatë natës së 19 qershorit, duke sjellë edhe disa përjashtime të lojtarëve nga fusha.
Në ndeshjen mes Zvicrës dhe Bosnjë e Hercegovinës, e cila përfundoi me rezultatin 4-1, mbrojtësi boshnjak Tarik Muharemovic u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.
Ndërkohë, në përballjen mes Kanadasë dhe Katarit, dy futbollistë të përfaqësueses aziatike, Homam Ahmed dhe Assim Madibo, u përjashtuan nga loja.
Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në turne, gjyqtarët kanë treguar gjithsej gjashtë kartonë të kuq. Kujtojmë se tre prej tyre u dhanë në ndeshjen hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut, e cila përfundoi me fitoren 2-0 të meksikanëve.
Si rezultat, Kupa e Botës 2026 ka regjistruar tashmë numrin më të lartë të përjashtimeve në një Botëror që nga edicioni i vitit 2014 në Brazil, kur u dhanë 10 kartonë të kuq gjatë gjithë turneut.
Për krahasim, në Kampionatet Botërore të viteve 2018 dhe 2022 u regjistruan vetëm katër përjashtime secili. Duke pasur parasysh fazën e hershme të garës, edicioni aktual ka gjasa ta tejkalojë edhe rekordin e vendosur në Botërorin e Brazilit.