BQK-ja shënon fillimin e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Parasë

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka hapur Javën Ndërkombëtare të Parasë, aktivitet, i cili
tashmë tradicionalisht shënohet në Kosovës.

Para nxënësve të Shkollës së Mesme “Sami Frashëri”, Guvernatori, Fehmi Mehmeti, ka folur rreth rolit të
BQK-së në Edukimin Financiar, duke dhënë kontribut në informimin dhe ngritjen e njohurive të
qytetarëve, me qëllim të përmirësimit të njohurive të tyre rreth koncepteve ekonomike e financiare,
produkteve, shërbimeve që i ofron sektori financiar dhe krijimit të shprehive për të bërë zgjedhje të
duhura dhe ndërmarrë veprime efektive për të përmirësuar mirëqenien e tyre financiare.

Sipas Guvernatorit Mehmeti, kjo ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të krizave financiare dhe në ruajtjen
e stabilitetit të sistemit financiar.

Në diskutimin e mbajtur në BQK, nxënësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme rreth sektorit financiar
dhe rolit të BQK-së në ekonominë e Kosovës.

Në hapje të Javës Ndërkombëtare të Parasë, BQK ka shpallur konkurs për Ese me temën e motos së
kësaj jave; “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj”, i cili do të qëndroj i hapur deri me 30
prill 2023, ku shtatë Esetë më të mira do t’i fitojnë 7 çmime.

BQK, nga viti 2013 është pjesë e këtij organizimi, i cili udhëhiqet nga Organizata për Bashkëpunim
Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), e në te cilin marrin pjesë 176 vende të botës dhe planifikohet të marrin
pjesë mbi 50 milionë nxënës e të rinj nga shtete të ndryshme të botës.

Gjatë kësaj jave, BQK do të organizoj ligjërata të ndryshme me nxënës të disa komunave të vendit dhe të
komuniteteve të ndryshme.

Të ngjashme