BQK përuron në Prizren Qendrën për ruajtjen e të dhënave

Prizren | 07 Nën 2016 | 13:17 | Nga Arsim Rashiti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), së bashku me Bankën Botërore, përuruan sot në Prizren Qendrën për Vazhdimësi të Punës, ku do të ruhen të dhënat e BQK-së, duke mundësuar vazhdimin e pagesave dhe mbikëqyrjen bankare, në raste të situatave emergjente.

Këtë qendër në qendër të Prizrenit, përveç BQK-së mund ta shfrytëzojnë edhe institucionet tjera për ruajtjen e të dhënave, si dhe do të shfrytëzohet për trajnime e organizime të tjera.

Qendra për vazhdimësi të punës u vlerësua tejet e rëndësishme për fuqizimin e sektorit financiar dhe modernizimit të tregut, vlerësoi guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Hamza falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen financiare të kësaj qendre, që është një komponentë për fuqizimin dhe stabilitetin e sektorit financiar.

“Projekti është i financuar nga Banka Botërore prej kredisë që është mbështetur nga Ministria e Financave dhe ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës… Ky projekt ka filluar me përkrahjen e Fondit për sigurimin e depozitave në kapitalin fillestar”, shpjegoi ai.

“Është një komponentë shumë e rëndësishme që siguron depozitorët dhe garanton stabilitetin financiar të Kosovës, që është një prej objektivave kryesore të BQK-së. Pastaj për të vazhduar me sistemin e barazimit të pagesave në kohë reale, sistemin e mbikëqyrjes bankare së bashku me statistika dhe kjo është komponenta e fundit që është Qendra e vazhdimësisë së punës në raste të situatave emergjente”, theksoi Hamza.

Ai ka theksuar se është një objekt i rëndësisë së veçantë, është një projekt që ka rëndësinë nacionale të cilin mund ta shfrytëzojnë edhe institucionet tjera.

“Objekti është i ndërtuar me trezorë modernë, është dhoma moderne e sistemit të IT, është edhe qendra e trajnimeve që do të shfrytëzohet për trajnime, konferenca e organizime të ndryshme nga BQK dhe institucione tjera”, shtoi guvernatori Hamza.

Drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli, është shprehur i lumtur me përurimin e këtij objekti, duke thënë se ky objekt i punës së vazhdimësisë ka rëndësi të madhe për ruajtjen e të dhënave në raste emergjente apo katastrofave.

“Në këtë mënyrë ky sektor po arrin në nivele evropiane. Ky objekt ka mundësi të mbështes edhe institucione tjera dhe njëkohësisht mund të mbahen trajnime të ndryshme. Projekti për fuqizimin e sektorit financiar dhe modernizimit të tregut nuk është hapi i fundit, sepse ka pasur edhe të arritura tjera, në vitin 2016 është bërë lansimi e suksesshëm i sistemit automatik të transfereve”, ka thënë Mantovanelli.

hamza

bb

Të ngjashme