Brazil: Një person sulmon me sëpatë fëmijët në një çerdhe, të paktën katër të vdekur

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Të paktën katër fëmijë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, kur një 25-vjeçar sulmoi një fëmijët në një objekt parashkollor në shtetin jugor të Brazilit, Santa Catarina.

Policia tha se personi përgjegjës për sulmin ishte arrestuar, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Spitali Santo Antônio në qytetin e Blumenau tha se katër fëmijët e tjerë të plagosur të moshës zero deri në dy vjeç ishin nën kujdesin mjekësor.

Sipas mediave lokale, një 25-vjeçar ka kapërcyer murin e çerdhes dhe ka sulmuar fëmijët me sëpatë.

Rreth 40 fëmijë ndodheshin brenda kopshtit kur ndodhi sulmi.Rreth 40 fëmijë ndodheshin brenda kopshtit kur ndodhi sulmi. 

Të ngjashme