Bregu takon Vuciqin: Interesa reciproke për të udhëhequr rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Beograd – Në fillim të vizitës zyrtare dy-ditore në Beograd, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC), Majlinda Bregu u takua sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Bregu dhe Vuçiç patën një diskutim konstruktiv mbi bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe u pajtuan që rajoni duhet të ecë përpara në axhendën e integrimit evropian.

Diskutimi u përqendrua në Planin Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale (MAP REA), të dakorduar nga Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Trieste 2017 që parasheh lidhje më të madhe dhe lëvizshmëri dhe më shumë investime në rajon.

Kjo në mënyrë specifike i referohet Marrëveshjes së re Roaming Rajonale (RRA2) për Ballkanin Perëndimor, duke çuar në zero koston e roamingit deri në vitin 2021, dhe marrëveshjen për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale në rajon për Mjekët e Mjekësisë, Dentistëve, Arkitektëve dhe Inxhinierëve Civilë.

“Është interesi ynë i përbashkët për të ecur përpara si një rajon që flet qartë se ne kemi nevojë për njëri-tjetrin. Qasja më efektive në integrimin e Ballkanit Perëndimor është ruajtja e lëvizshmërisë, zero tarifat e roamingut, tregtia dhe investimet drejt zonës ekonomike rajonale “, tha Bregu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme