BREXIT-i pa marrëveshje i humbi BE-së mbi 47 miliardë euro

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

U deshën më shumë se 30 muaj dhe dy kryeministra që ta largojnë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, por se pjesa më e vështirë e negociatave ende nuk ka filluar.

Të dyja palët deri në fund të këtij viti kanë kohë për të arritur kushtet e marrëdhënies së tyre.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se dëshiron një zgjidhje të shpejtë, duke siguruar një shkëmbim tregtar pa tarifa dhe pa kuota të mallrave, por në anën tjetër presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është e pamundur për t’u negociuar.

Një listë e tarifave të përpiluara nga qeveria britanike vitin e kaluar në përgatitje për një BREXIT të vështirë, ende qëndron si një rezultat i mundshëm nëse negociatat dështojnë.

Për të kuptuar sesi kjo do të ndikonte në tregti, Bloomberg rishikoi eksportet e mëparshme nga vendet e mbetura të BE-së për në Britani të Madhe dhe gjetën se 301.2 miliardë euro mallra të eksportuara gjatë vitit 2018, afërsisht 47.3 miliardë euro apo 16 për qind ka të ngjarë të ekspozohet ndaj tarifave të reja.

Totali i kostove të shtuara për produktet e BE-së do të arrijë në gati pesë miliardë euro.

Lista përfshin më shumë se 500 mallra, nga djathi deri tek gomat, të cilat do t’i nënshtroheshin tarifave dhe kuotave. Taksat janë krijuar për të mbrojtur prodhuesit britanikë dhe industritë kryesore nga konkurrenca e BE-së.

Gjermania është e gatshme të marrë goditjen më të madhe, me 18.8 miliardë euro nga mallrat e saj potencialisht subjekt i tarifave, aq sa vlera e kombinuar e partnerëve të afërt tregtarë të SHBA-së, Belgjikës, Spanjës, Holandës dhe Francës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme