Britani e Madhe: Grabiti mbi 62 milionë euro, shqiptari bën dasmë luksoze

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Shqiptari Jetmir Buçpapaj, është sërish në qendër të vëmendjes së mediave britanike.

Tropojani në vitin 2008 së bashku edhe një shqiptar tjetër dhe pesë britanikë u arrestuan në vitin 2008 për grabitjen e 53 milionë paundëve (mbi 62 milionë euro) nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatët.

Ai u lirua nga burgu i sigurisë së lartë “Belmarsh”, në gusht të vitit të kaluar pasi vuajti 15 vjet burgim për grabitje.

Jetmir Buçpapaj, është martuar me Besiana Dushinën në Tropojë, në një ambient luksoz.

41 vjeçari u divorcua nga bashkëshortja e parë Rebecca, derisa po vuante burgimin.

Sipas një burimi në Shqipëri që u deklarua për gazetën prestigjioze britanike “The Mirror”, nuk ka kërkesë për hetime ndaj tij, nëse ai ka bërë ndonjë investim.

“Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”.

Pas martese ata kanë bërë muaj mjalti.

34-vjeçarja nuk pranoi të tregonte vendin e muajit të mjaltit, por bëri me dije për “The Mirror” se bëhej fjalë për një vend “shumë të veçantë”.

Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij.

Ata lidhën gjithashtu 14 punonjës nën kërcënimin e armëve.

Të ngjashme