Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë BQK-në

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 16:50 | Nga

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim zëvendësambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Tom Adams.

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar zëvendësambasadorin Adams për zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Guvernatori Mehmeti ka falënderuar Britaninë e Madhe për mbështetjen që i ka dhënë Bankës Qendrorë të Republikës së Kosovës, si dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Nga ana tjetër, zëvëndësambasadori i Britanisë së Madhe, Tom Adams falënderoi Guvernatorin Mehmeti për pritjen duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me BQK-në të vazhdojë edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme