Britania lëvizjen e kufijve e konsideron të rrezikshme për rajonin

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 09:55 | Nga

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell, në një takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë shteti i tij ka qëndrim të qartë rreth pavarësisë e sovranitetit të Kosovës dhe çdo lëvizje për ndryshim kufijsh është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin.

O’Connell është shprehur kundër logjikës “ndarje ose konflikt” derisa Kurti ka shprehur qëndrimin e partisë së tij kundër, siç ka thënë ai, lojërave të dëmshme të presidentit Hashim Thaçi, transmeton Koha.net.

Në këtë takim Kurti ka thënë se Thaçi po mashtron edhe qytetarët e Luginës së Preshevës dhe po relativizon shtetësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe institucional të Kosovës.

“Ky president nuk ka mandat për çfarë po flet e bën. Dhe, ai nuk ka as parime dhe platformë.Rruga e duhur përpara nuk është shkëmbimi territorial por reciprociteti i të drejtave. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën e saj”, ka thënë Kurti në këtë takim.

Në këtë takim u diskutua edhe për nevojën për luftim të krimit të lartë e korrupsionit të organizuar si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme