Britania mbeshtet Kosovën që të jetë kontribouese në sigurinë rajonale dhe botërore

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 15:20 | Nga

Një delegacion i Ministrisë së Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, në krye me sekretarin e përgjithshëm të saj, Shkëlzen Sylaj, me ftesë të ministrit të Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster ka vizituar Londrën, ku ka zhvilluar takime zyrtare me Paula Hothersall, shefe e Politikës së gjerë evropiane dhe Nick Gurr, drejtor i Sigurisë dhe Politikës Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes.

Sylaj gjatë takimeve, ka njoftuar zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes britanike me zhvillimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe situatën aktuale në vendin tonë.

Ai me këtë rast ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen me trajnime, shkollime dhe këshilla.

Në takimet e zhvilluara është diskutuar për mundësitë e mbështetjes me trajnime profesionale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë edhe për shërbyesit civilë të MFSK-së, duke pasur parasysh modelin e integruar të MFSK-së që është model i MM të BM.

nga Kosova dhe ai nga Britania konfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mes dy institucioneve edhe në të ardhmen në fushën e trajnimeve për pjesëtarë të FSK-së dhe shërbyesit civilë në MFSK/FSK, duke pasur si objektiv që Kosova të jetë një ofrues i ardhshëm dhe kontribuues në sigurinë rajonale dhe botërore.

Qëllimi i vizitës në Ministrinë e Mbrojtjes britanike ishte vazhdimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të MFSK -së dhe MM të Britanisë së Madhe. Ndërsa theks i veçantë iu kushtua përkrahjes së pjesëmarrjes së njësiteve të FSK-së në misione jashtë vendit nën ombrellën e Forcave të Armatosura britanike nëpërmjet trajnimit dhe shkollimit të pjesëtarëve të FSK-së në akademitë prestigjioze të Britani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme