Britania po zgjeron gamën e testimit COVID-19 për të gjetur rastet asimptomatike

Prishtinë | 19 Gus 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Mbretëria e Bashkuar po zgjeron gamën e testimit COVID-19 për të gjetur rastet asimptomatike.

Qeveria britanike konfirmoi se do të zgjerojë studimin kombëtar të testimit COVID-19, me qëllim të arritjes së 400 mijë njerëzve për të siguruar të dhëna javore të përhapjes së infeksionit.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social konfirmoi se fillimisht do të testohen 150 mijë njerëz për dy javë në Angli, ku numri aktual është 28 mijë.

Studimi i testimit, i ndërmarrë nga Zyra për Statistikat Kombëtare, do të shtrihet gjithashtu në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore, me qëllim që përfundimisht të arrihet numri prej 400 mijë njerëzve në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se testimi do të ndihmojë në zbërthimin e njohurive të tyre për të gjetur se cilët njerëz e kishin coronavirusin, por ishin asimptomatikë.

Qeveria britanike shpreson se përmes testimit do të sigurojë një pamje më të mirë të përhapjes së coronavirusit, si dhe do të lejojë autoritetet të dinë se cilat zona mund të vuajnë nga shpërthimet lokale dhe në këtë mënyrë të merren masa për të frenuar përhapjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme