Britania rinis shitjen e armëve Arabisë Saudite

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Shqyrtimi zyrtar i qeverisë britanike ka vlerësuar se sulmet ajrore në Jemen ishin incidente të izoluara dhe ka vendosur për rinisjen e shitjes së armatimit Mbretërisë së Arabisë Saudite, transmeton Gazeta Metro.


Britania do të vazhdoj me shitjen e armatimit në Arabinë Saudite që është e përfshirë në luftën civile në Jemen, vendim ky që vjen një vit pas pezullimit të shitjes pasi gjykata e apelit kishte vendosur në Britani se kjo ishte jo ligjore pasi ministrat nuk e kishin shqyrtuar si duhet rrezikun ndaj civilëve.

Në një deklaratë me shkrim, sekretarja e tregtisë së qeverisë britanike, Liz Truss, tha se shitjet do të rinisnin pasi një shqyrtim zyrtar arriti në përfundim se kishin ndodhur vetëm “incidente të izoluara” të sulmeve ajrore në Jemen që kishin shkelur ligjet humanitare.

Britania është furnizues i madh i armëve në Arabinë Saudite. Prodhuesi kryesor i armëve, BAE Ssytems, ka shitur 15 miliardë funte vlerë armë në mbretërinë arabe në pesë vitet e fundit, kryesisht duke furnizuar dhe mirëmbajtur aeroplanë luftarak Tornado dhe Typhoon që shfrytëzohen në misione bombardimi.

Arabia Saudite ka ulur intensitetin e përfshirjes në konfliktin në Jemen  që nisi në mars të vitit 2015. Rebelët Houthi të mbështetur nga Irani kanë pushtuar kryeqytetin jemenas Sana, të cilët po luftojnë kundër qeverisë së zgjedhur.

Ky vendim i Britanisë erdhi pasi u njoftua për vendosjen e sanksioneve ndaj shkelësve të të drejtave të njeriut, përfshi edhe 20 shtetas të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e gazetarit arab Jamal Khashoggi- njëri prej tyre një ndihmës i afërt me princin e kurorës, Mohammed bin Salman

Të ngjashme