Britania shënon rënie të shifrës ditore të viktimave të Coronavirusit

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe i ka shënuar 227 viktima të Coronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifër preliminare, sepse në të nuk përfshihen rastet që kanë ndodhur jashtë spitaleve.

Prej kësaj shifre, 174 vdekje u regjistruan në Angli, 29 në Skoci, 17 në Uells dhe 7 në Irlandën Veriore, shkruan “Metro UK”, transmeton Gazeta Express.

Shifra e re u publikua në kohën kur të dhënat e Zyrës për Statistika Kombëtare lanë të kuptohet se numri i përgjithshëm i viktimave të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ka shkuar mbi 44 mijë.

Sipas këtyre statistikave, deri më 8 maj në Angli dhe Uells kanë vdekur 39,071 persona, ndërsa deri më 10 maj në Skoci janë regjistruar 3,213 raste fatale. Deri më 13 maj, në Irlandën Veriore kanë vdekur 599 persona.

Kur të gjitha këto raste grumbullohen së bashku, i bie që në Britani të Madhe deri tani janë shënuar 42,883 vdekje nga Covid-19, ku përfshihen edhe rastet e dyshimta.

Mbretëria e Bashkuar tashmë ua ka kaluar Italisë dhe Spanjës me numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë, ndërsa në botë është e dyta pas Shteteve të Bashkuara, që kanë popullsi përafërsisht pesë herë më të madhe se vendi ishullor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme