Brnabiq dhe zyrtari britanik: Dialogu për Kosovën, i rëndësishëm

Prishtinë | 12 Sht 2017 | 09:01 | Nga

Nënsekretari i përhershëm i Zyrës së Jashtme britanike, Simon McDonald, në takimin e mbrëmshëm që ka pasur me kryeministren serbe, Ana Brnabiq janë pajtuar se dialogu i brendshëm për Kosovën, i iniciuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, është shumë i rëndësishëm.

Në takim ata theksuan se zhvillimi i dialogut është me rëndësi për rrugën e Serbisë drejt BE-së.

McDonald tha se dialogu i brendshëm duhet të përfshijë një numër më të madh pjesëmarrësish, raporton Tanjug.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme