Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i kishe bërë thirrje Shqipërisë ta rishqyrtojë njohjen për Kosovën.
Kryeministrja serbe e bëri këtë nëpërmjet një letre dërguar Serbisë, në një përpjekje për të shkaktuar përçarje mes Kosovës e Serbisë.
Por, në letërkëmbimin që ka siguruar “Koha Ditore”, Rama natyrisht që e hedh poshtë këtë “ide” të Serbisë dhe e shfrytëzon rastin t’ia kujtojë kryeministres serbe vuajtjet që Serbia i ka shkaktuar Kosovës.
“Siç e thoni në të dyja letrat, vendi im ka vendosur besimin më të madh në Republikën e Kosovës dhe autoriteteve të saj. Kjo është me të vërtetë lidhja jonë natyrore si një komb, që rrjedh jo vetëm nga lidhja jonë e veçantë me Kosovën, por më e rëndësishmja nga angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare dhe vetë Kosovës për të forcuar shtetësinë dhe për të ndërtuar një vend demokratik, multietnik dhe shumë-besimesh”, shkruan në letërkëmbimin e Ramës, që mban datën 3 dhjetor 2018.
“Në dhjetë vjet pavarësim, kemi parë që Kosova të shërojë plagët e një populli të shekullit të kaluar që ishin shkaktuar brutalisht nga politikat shfarosëse dhe pastrimi etnik, dhe tani po përparon vazhdimisht në drejtim të konsolidimit të sovranitetit, qeverisjes së mirë, si dhe perspektivës euro-atlantike. Njohja e Kosovës nga shumica e vendeve anëtare të OKB-së dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, si dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës – janë dëshmi për këtë përparim”, i shkruan Rama Brnabiqit.
Më tej, Rama shprehet i befasuar për kërkesën e kryeministres serbe.
“Si e tillë, e dashur homologe, është thjesht e pamundur për mua të kuptoj ankesën tënde ‘… për të rishikuar qëndrimin tonë në çështjen e mbështetjes së Pavarësisë…’”, shkruan Rama.
“Gjithashtu, e çmoj faktin se si Shqipëria ashtu edhe Serbia kanë qenë në krye të detyrës për përmbushjen e qëllimeve dhe rezultateve të Procesit të Berlinit, dhe në këtë mënyrë përpiqen drejt një rajoni më të mirë të ndërlidhur. Ndërsa jemi pajtuar që nëpërmjet bashkëpunimit të ripërtërirë rajonal, të punojmë me bindjen se, një kornizë e tillë e bashkëpunimit do të jetë gjithëpërfshirëse dhe fitimprurëse për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sigurisht përfshirë edhe Kosovën”, shkruan ne letërkëmbimin e Ramës.