Broja lë pas dëmtimin, i gatshëm për Aston Villën

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Armando Broja është rikuperuar nga dëmtimi i cili e la jashtë fushave për 10 ditë.

Deri tani sulmuesi shqiptar ka shënuar dy gola për Southampton dhe tifozët vendas kanë filluar ta adhurojnë sulmuesin e talentuar.

Ai pritet të luaj sot ndaj Aston Villa por ende nuk dihet nëse do të jetë titullar apo jo.

Rikthimin e tij nga dëmtimi e ka konfirmuar fillimisht tranjeri i tij Ralph Hasenhuttl duke thënë se sulmuesi është rikuperuar plotësisht.

Të ngjashme