Broja realizon gol për Vitessen

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i përfaqësueses së Shqipërisë, Armando Broja, ka realizuar një gol për Vitessen sot në fitoren 2:0 ndaj Fortuna Sittardit, në xhiron e dhjetë të elitës së futbollit të Holandës.

Broja e realizoi golin e dytë në minutën e 83-të, ndërsa luajti 86 minuta.

Vitesse pas dhjetë xhirove zë vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se Ajaxi.

Broja i ka realizuar pesë gola në dhjetë ndeshje në Eredivisie.

Të ngjashme