Mediet belge raportojnë se sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar” dhe sulmoi ushtarët.
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Bruksel.
Mësohet se një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri në kryeqytetin belg.
Mediat vendase raportojnë se viktima është qëlluar për vdekje nga forcat e rendit pasi kishte sulmuar me thikë dy ushtarë në rrugë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë zonën të rrethuar nga forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës.
Sipas transmetuesit belg RTBF, agresori ishte një somalez rreth 30 vjeç, i cili bërtiti “Allah Akbar” gjatë sulmit të tij ndaj ushtarëve.