Brukseli mbledh liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Kosova përfaqësohet nga Osmani

Prishtinë | 18 Dhj 2024 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Në Bruksel sot do të mbahet samiti i liderëve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor ku ndër temat kryesore janë plani i rritjes, siguria dhe politika e jashtme, lufta në Ukrainë luftimi i kërcënimeve hibride dhe kibernetike, dhe migracioni.

Kosova në këtë takim përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani ku do të jetë pjesë e samitit përkrah liderëve të vendeve anëtare të BE-së, si dhe atyre nga Ballkani Perëndimor, njofton Klankosova.tv.

Gjatë darkës në kuadër të këtij samiti, liderët do të diskutojnë ngjarjet gjeopolitike dhe sfidat që prekin si Ballkanin Perëndimor ashtu edhe BE-në.

Samiti do të drejtohet nga presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Pritet që në fund të samitit të miratohet një deklaratë.

Të ngjashme