Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin mbi Bruto produktin vendor” (BPV) për tremujorin e parë 2018, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe konstante.
Sipas këtij raporti, BPV-ja shënon rritje reale për 3.5% në TM1 2018, krahasuar me TM1 2017.
Rritja reale e BPV-së sipas aktiviteteve ekonomike është si vijon: aktivitetet financiare dhe të sigurimit 10.8%; industria përpunuese 4.8 %; transporti dhe magazinimi 6.0%; tregtia me shumicë dhe pakicë 5.2%; afarizmi me pasuri të patundshme 1.8%; hotelet dhe restorantet 1.0%; bujqësia, gjuetia, pylltaria 0.7%; administrimi publik 2.6%; ndërtimtaria 9.9%; dhe furnizimi me energji elektrike, ujë dhe trajtim të mbeturinave 2.6%.
Ndërsa, rënie reale kishte në të dhënat e: industrisë nxjerrëse (-12.1%).
BPV-ja sipas qasjes së shpenzimeve ka pasur rritje në TM1 2018, krahasuar me periudhën e vitit paraprak (TM1 2017) në: eksportin e mallrave dhe shërbimeve (16.2%); formimin e bruto kapitalit (10.0%); importin e mallrave dhe shërbimeve (7.8%); shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (5.2%); dhe shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe institucionet jopërfituese, shërbimet e ekonomive shtëpiake (IJPSHESH) (1.4%).
Për më shumë informata, lidhur me Bruto Broduktin Vendor (BPV) për TM1 2018, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-kombetare-bpv