Shukri Buja shpreson që pas dënimit të tij të liberalizohen vizat

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 10:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish- kryetari i Lipjanit Shukri Buja, pas dënimit prej 3-vjetësh burgim, ka thënë se ky rasti ndaj tij është i orkestruar nga njerëz të politikës duke mos përmendur emra se nga kush konkretisht.

Ai ka thënë se ndoshta pas këtij vendimi qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin e vizave, megjithëse është shprehur skeptik.

Gjykata ka shpallur fajtor Shukri Bujën, Nehbi Zeqirin e Halit Gashin për keqpërdorim të autoritet zyrtar.

Nehbi Zeqiri u dënua me 2 vjet e gjashtë muaj. Ndërsa Halit Gashi mori dënim me kohëzgjatje prej 6 muajsh e që mund t’i shndërrohet në gjobë prej 3500 euro.

Buja u akuzua nga prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga Komuna e Lipjanit me kompaninë “NEw Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën të akuzuar të këtij procesi janë edhe Nebih Zeqiri e Halit Gashi. Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë prokuroria pretendon se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit. Ekzekutimi i dënimit ndaj ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja, bëhet pasi vendimi bëhet i plotfuqishëm.

Të ngjashme