Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja ka pohuar se së pari drejtësia nuk e ka kryer punën në rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosje Astrit Dehari.
“Drejtësia s’e ka kryer punën, pastaj është dashtë të suspendohen gardianët dhe drejtori i burgut”.
“Është dashtë shumë më shpejtë të kryhen punët jo të lihen për më shumë se nëntë ditë”, ka shtuar Buja.
“Ka dalë prokurori ka thënë se ka gërvishtje në trupin e tij, ka pasur një deklaratë nga policisë si mund të ketë vdekur dhe në fund edhe avokati ka dalë dhe ka nxjerr konstatime”
Buja ka pohuar se përgjegjësinë duhet ta marrë shteti, sepse shteti e ka pasur në mbikëqyrje Deharin.
“Duhet të japin llogari njerëzit që përkujdesen për të burgosurit. Po ashtu dikush duhet të merret edhe me ata që po lëshojnë deklarata pas vdekjes”.
“Ministrja e Drejtësisë është dashur ta tregojë dorën e shtetit”, ka shtuar Buja.
Ai ka përmendur edhe lajmin e fundit se Sami Lushtaku është liruar nga akuza për vrasje.
“Pas shumë lajmeve të këqija ma në fund e morëm në lajm të mirë ku Lushtaku është liruar nga akuza se ka vrarë një person”.
“Ishte jashtë çdo logjike të dënohet për 12 vjet për diçka jo ekzistente”.
“Uroj që të lirohet komplet nga akuzat Lushtaku”, ka përfunduar Buja.