Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës, që jo çdo shqiptar i është gëzuar lirimit të Haradinajt nga gjykata e Colmarit në Francë.
Buja është shprehur se ka disa njerëz dhe portale të ndryshme që e kanë njollosur me shkrime luftën e UÇK-së dhe e kanë pritur ekstradimin e Haradinajt në Serbi.
“Haradinaj duhet të pritet me ceremoni shtetërore, në mënyrë shtetërore duhet t’i bëhet edhe mbrojtja që nuk po e shohim sa duhet. Dhe nuk është gëzuar çdo qytetarë i Kosovës, pasi në Kosovë ka plotë njerëz, portale e të tilla gjëra, që e shajnë UÇK-në dhe ka të tillë që me padurim e kanë pritur ekstradimin e tij”, ka thënë Buja, njofton Klan Kosova.
“Pritja e Haradinajt duhet të jetë madhështore, pasi është edhe një goditje që po i jepet Serbisë”.