Shukri Buja, i cili sa ishte deputet ishte më i zëshmi për prishjen e koalicionit PDK-LDK, nuk do të jetë kandidat për një ulëse të deputetit në Legjislaturën e Gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
Buja ka konfirmuar për Kosova Post se nuk ndodhet në listën e PDK-së.
Ai ka thënë se Dega e PDK-së në Lipjan kishte dashur ta propozojë për deputet, por ai s’kishte pranuar. “Por, unë vetë nuk kam dashur të jem pjesë e listës së PDK-së, duke respektuar sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, në veçanti të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, për mospërfshirje të njerëzve me akuza”.
“Emri im nuk ka qenë në shqyrtim të përfshirjes në listë”, tha Buja.