Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar fshatin Nëpërbisht të Komunës së Therandës, pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet, raporton Ekonomia Online.
Bujqit e kësaj ane i janë ankuar të kryeministri për dëmet duke shtuar se e kanë të pamundur t’i mbulojnë shpenzimet.
Kurti me këtë rast u premtoi bujqve se do të bëjë të pamundurën që do tu del në ndihmë atyre.
I pranishëm gjatë vizitës ishte edhe ministri në detyrë i bujqësisë Besian Mustafa.