Bullgaria konfirmon vdekjen e pacientit të parë nga Coronavirusi

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Bullgaria sot ka konfirmuar vdekjen e pacientit të parë nga coronavirusi, ndërsa lajmi është konfirmuar nga zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se viktima ishte një grua 66-vjeçare, ndërsa ishte dërguar dje në një spital në Sofje, pasi ishte e sëmurë me pneumoni të rëndë.

Autoritetet bëjnë të ditur se 66-vjeçarja ishte personi i gjashtë i infektuar me coronavirus në Bullgari.

Kujtojmë se vendi me më shumë të prekur nga coronavirusi në Evropë është Italia, pasi vetëm në ditën e djeshme janë konfirmuar 10 mijë raste, ndërsa 631 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme