Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se do ta restaurojnë objektin e vjetër të shkollës në Kërpimeh, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se këtë objekt do ta shndërrojnë në kopsht për fëmijë.
Vlera e projektit pritet të jetë 150 mijë euro.
“Ky është objekti i vjetër i shkollës “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh 📍. Këtë objekt nuk po e rrënojmë, por po e restaurojmë tërësisht dhe po e shndërrojmë në çerdhe për fëmijët e kësaj ane. 👦👧 Për realizimin e këtij projekti kemi ndarë 150 mijë euro. Në këtë fazë janë duke u zhvilluar procedurat e prokurimit dhe për pak kohë besojmë se do të përmbyllen suksesshëm dhe të fillojnë punimet. 🏫 Po angazhohemi maksimalisht për të realizuar projekte për të gjitha moshat dhe t’i shpërndajmë investimet në të gjitha zonat e Podujevës! 💛”, ka shkruar Bulliqi.