Kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për ‘pazare me tenderë’ në debatin me kandidatin e LDK-së Nexhmi Rudari.
“I kemi parë ca drita por sheshi nuk është as afër përfundimit”, thotë Bulliqi në emisionin Pressing.
Akuzat e tilla janë hedhur poshtë nga Rudari. Ai tha se Bulliqi po flet ‘paushall’ pasi me tenderë s’mund të bëhet pazare.
“Thuhet se janë bo pazare me tenderë por ka procedura ligjore që duhet ndjekur dhe s’ka pasur pazare”, tha Rudari.