Bulliqi zotohet se do të angazhohen në lirimin e Maqastenajt nga burgu në Serbi

Prishtinë | 15 Dhj 2020 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka treguar se ka biseduar me familjarët e njërit prej të ndaluarve nga Serbia pasi kishin kaluar kufirin gabimisht.

“Sot zhvillova një bisedë telefonike me familjarët e këshilltarit komunal Blerim Maqastena, të cilin policia serbe e arrestoi gjatë fundjavës në brezin kufitar, kurse gjykata serbe i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Me këtë rast shpreha keqardhjen dhe brengosjen për arrestimin e Blerimit dhe në të njëjtën kohë premtova angazhimin tim te institucionet tona që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e tij nga paraburgimi“, ka thënë ai.

“Në të njëjtën shpreha gatishmërinë për përkrahje familjes Maqastena për çfarëdo që kanë nevojë, e që unë në cilësinë e kryetarit të Komunës, mund të ndihmoj. Blerimi është vizituar në burg nga vëllai i tij dhe më gëzon fakti që ai është me shëndet të mirë dhe nuk është keqtrajtuar fizikisht. Uroj që Blerimi sa më parë t’i kthehet familjes së tij”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme