Një femër në Prishtinë ka pësuar lëndime trupor, e cila pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, ka pësuar në momentin që ky i fundit e ka gjuajtur me një vazo duke e goditur në këmbë.
Sipas Policisë, viktimës iu është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
“Viktima femër kosovare-shqiptare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar-shqiptar, i njëjti e ka gjuajtur me një vazo duke e goditur në këmbë me që rast i shkakton lëndime trupore për të cilat lëndime i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.