Burri keqtrajton gruan në Gjakovë

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:00, në Gjakovë.

Siç thuhet në raport, si pasojë e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me dëshirë së bashku me foshnjën e saj ka shkuar te prindërit e saj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me dëshirë së bashku me foshnjën e saj ka shkuar te prindërit e saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme