Burri në Ferizaj i kërkon gruas së tij të dalë nga banesa, ajo deklaron në Polici: Më ka rrahur me bisht të fshesës

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Rastet e dhunës në familje çdo ditë e më shumë po shtohen në Kosovë. Zakonisht ato raportohen në Polici nga gratë të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Por një rast më ndryshe është raportuar dje në Ferizaj.

Një burrë është paraqitur në Polici me ankesën se bashkëshortja e tij ka krijuar probleme, pasi ai i ka kërkuar asaj që të ndahen dhe të largohet nga shtëpia ku jetonin bashkë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se njësitet policore kanë shoqëruar në stacion bashkëshorten e tij, e cila ka bërë të ditur se ajo ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se gjatë deklaratës së saj para hetuesve, gruaja ka thënë se përpos që bashkëshorti i saj e ka rrahur me grushte, ai e ka goditur edhe me një bisht fshese.

Si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga dhuna, gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërkohë Sinjali mëson se i njëjti edhe në vitin 2020 kishte përfunduar në Polici për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme