Burri nga Gjakova tenton ta vrasë ish-gruan, e godet në kokë me dru
Një grua nga Gjakova është në rrezik për jetën, pasi është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë si pasojë e goditjeve nga ish-bashkëshorti.
Sipas burimeve të Gazetës, viktima është në rrezik për jetë, pasi ka frakturë në kafkë.
Ndërkaq i dyshuari është i njohur për policinë, pasi i njëjti ka pasur disa raste të natyrës së njëjtë.
Çifti ka qenë i divorcuar, ndërkaq i dyshuari ka shkuar në banesën e viktimës, ku edhe e ka sulmuar fizikisht.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, raporton Express.
“Vrasje në tentativë-Gjakovë 19.12.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.