Burri nga Istogu përfundon në spital, theret me mjet të fortë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Istogu ka kërkuar ndihmë mjekësorë pasi është therur me mjet të fortë

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Sine të Istogut, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

“Nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Istog është pranuar informata se një person mashkull kosovar ka kërkuar tretman mjekësor pasi që ishte i therur më një mjet të fortë”, thekson PK’ja.

I dyshuari është identifikuar nga dëshmitarët dhe njësitë policore janë në kërkim të tij.  

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të prokurorit hapet rasti lartëcekur”, thekson policia.

Të ngjashme