Një burrë nga Suhareka është arrestuar pasi që e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
Sipas njoftimit të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë, dhe pastaj është liruar për në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima është dërguar në Emergjencën në Suharekë dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë.