Burri nga Vitia e rrah gruan, e bën për spital

Prishtinë | 05 Dhj 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në fshatin Remnik të komunës së Vitisë një person pasi që pas një mosmarrëveshjeje në familje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila kishte pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore. Rasti po vazhdon të hetohet.

“Fsh. Remnik, VIti 04.12.2019 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje në familje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e  tij viktimës femër K/Shqiptare e cila ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima për shkaqe sigurie është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, bëri të ditur policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme