Bushati: Kemi braktisur interesin kombëtar, në vend me datën e negociatave, merremi me zgjedhje

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha në foltoren e Kuvendit, se politika shqiptare ka braktisur interesin kombëtar, duke nënvizuar se ajo sot duhej të merrej me datën e negociatave dhe jo datën e zgjedhjeve.

Bushati tha se në vend që palët të merreshin me vendet skeptike në BE, merren me njeri-tjetrin.

“Edi Rama e la bashkinë e Tiranës dhe ne nuk e braktisëm Parlamentin dhe fituam në zgjedhjet e vitit 2013. Për herë të parë kam votuar më 1996 dhe Partia Socialiste pavarësisht se u gjakos mori pjesë në garën zgjedhore. Verbëria na çon në qorrsokat.

Sot fillojmë dhe diskutojmë për datën e zgjedhjeve ndërkohë që duhet të diskutonim për negociatat. Nëse duhet të merremi me vendet skeptike për negociatat ne merremi me njëri-tjetrin. Shkurt kemi braktisur interesin kombëtar. Ne duhet të shkojmë drejt 30 qershorit për t’i dhënë mundësi shqiptarëve që të shprehin vullnetin e tyre”, theksoi Bushati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme