Bushati: Krahasimi me Maqedoninë, i pandershëm

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 09:03 | Nga

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e quajti “më e pakta të pandershme politikisht” krahasimin e bërë nga Lulzim Basha të situatës në Shqipëri me atë në Maqedoni.

“Krahasimi që i bën Lulzim Basha situatës në Shqipërië me atë në MAqedoni, duke thënë madje që është 10 herë më e rëndë se në Maqedoni, më e pakta mund t’u them që është totalisht e pandershme politikisht”, deklaroi në Top Story kryediplomati shqiptar.

Bushati iu referua edhe shkrimeve të portaleve apo mediave që ai i quajti si “periferike”.

“Shikoni portalet e sponsorizuara me shkrime të ndryshme ku shkrimi fillon me situatën në Maqedoni dhe përfundon me atë në Shqipëri, apo fillon me Shqipërinë dhe përfundon në Maqedoni dhe çuditërisht me të njëjtët aktorë, një ambasador amerikan, George Soros dhe një komplot ndërkombëtar për Maqedoninë dhe Shqipërinë”, vijoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme