Buxheti i pamjaftueshëm për arsimin, shkollat profesionale s’po i plotësojnë kriteret

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 13:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një pjesë e shkollave profesionale në Kosovë nuk i plotësojnë kriteret për akreditim, ndonëse numri i nxënësve në këto shkolla është në rritje. Arsimi në vend gjithnjë ka qenë prioritet, por ka mungesë të buxhetit, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në tryezën e organizuar për arsimin profesional të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rinor Qehaja nga Insituti “Edguard”, tha se shkollat profesionale ende nuk e kanë rëndësinë e duhur që duhet pasur nga ana shtetërore dhe nxënësve.

“Në Kosovë janë 63 shkolla profesionale, 6 shkolla të kompetencës, por një numër i vogël i tyre plotësojnë kriteret për akreditim, në vitin 2017-18 kemi pas 46 mijë student të regjistruar në shkollimin profesional ky trend është në rritje 52% me 48%”. Prej këtyre shkollave, 13.700 nxënës kanë hyrë në test të maturës, 7700 e kanë kaluar këtë test tregon se jo gjithë kanë qenë të interesuar për të vazhduar studimin universitar”, tha ai.

Qehaja shtoi se në sistemin arsimor ende ekziston problemi i mungesës së teksteve shkollore dhe të kurrikulave.

“Kemi mungesë të kurrikulave dhe teksteve shkollore, sistemi i bazuar në kompetenca bie ndesh me shpërpushje të sistemit që ndikon në cilësi të shkollimit profesional. Sistemi aktual nuk është në përputhje me çka pritet në akreditime të mirëfillta edhe nëse kemi zhvillim të standardeve, mungesa në infrastrukturë ndikon në zhvillim e sipër”, shtoi Qehaja.

Qehaja pohoi se edhe buxheti tregon se arsimi nuk është primar në Kosovë ku 80% e buxhetit shkon në paga.

“Mësimdhënësit janë të papërgatitur, 40% janë të papërgatitur me ushtrua profesion në profile të caktuara, mungesë të njohurive të mësimdhënësve ku profilet janë dinamike dhe kërkon përgatitje të duhur të mësimdhënësve, mungon trajnim i mirëfilltë i mësimdhënësve për punë praktike”, tha ai.

Se buxheti nuk është i mjaftueshëm për arsimin e thotë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

“Është me të vërtetë shqetësuese që për këto shkolla është i pamjaftueshëm, por më sfiduese mbetet kurrikula dhe tekstet shkollore”, tha Nagavci.

Anton Gojani nga Instituti GAP tha se shteti duhet të fokusohet që nxënësit ta bëjnë shkollimin profesional si zgjedhje primare dhe jo të tretë.

“Ne nuk kemi menaxhim të koordinatorëve në këtë fushë, nëse institucionet nuk marrin përgjegjësi të dinë se çka duan dhe të maksimizojë investimin e tyre atëherë përgjegjësia është tek ta, ne nuk kemi asnjë ide të qartë si duam të bëjmë arsimin profesional zgjedhje të parë për nxënësit tanë, arsimi profesional tek ne është zgjedhja e tretë”, tha Gojani.

Ai tha se për të i ndihmuar ministrit me kurrikulën ka shprehur gatishmëri por ai nuk i ka kthyer ende përgjigje.

“Ne ende nuk kemi kornizë të kurrikulës ka 6 muaj që i kam shkruar ministrit me i dhënë ndihmën në këtë aspekt pa para por ende nuk kam marr as përgjigje”, tha ai.

Valbona Fetihu-Mjeku nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, tha se nuk mundet të pritet një rezultat i mirë ku ka mungesë të buxhetit.

Ajo tha se qeveria duhet ta bëj punën e saj në mënyrë që e ardhmja e arsimit të mos mbetet në duart e donatorëve.

“Ne jemi duke punuar në ndarjen e buxhetit nuk e quaj e arritur e qeverisë kur kemi rritje për paga nuk kam parë që ka investime në laboratorë është fakt se na u ka bërë shprehi pritja nga donatorët. Fatkeqësisht është një shpërpushje aktivitetet po vijnë me shpejt se plani i zhvillimit”, tha Fetihu-Mjeku.

Sipas saj, si ministri janë në dispozicion të shkollave për kërkesat që kanë që të ecet përpara me avancim.

“Duhet me i lenë drejtoret e shkollave dhe kominat me i menaxhuar. Ne nuk mund të veprojmë vetëm si MAShT arsimi dhe shkollimi profesional përfshinë çdo instancë të shoqërisë. Si MAShT jemi në dispozicion të shkollave dhe kërkesave dhe gjasat me ec përpara pa ndihmën e të tjerëve janë të vogla jemi në rishikim të plan programeve, standardeve, pajisjet presim nga donatorët ka pak nga institucionet. Donatorët veprojnë në bazë te udhëzimeve tona. Prej sivjet është ndarë një buxhet prej 1 milionë euro për shkolla profesionale”, tha ajo.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/773174093058698/

Të ngjashme