Historiani e publicisti, Jusuf Buxhovi, ka komentuar gjendjen politike në vend.
Sipas tij, të vjetrit i bëjnë dëm vendit, mirëpo edhe të rinjtë janë rrezik se mund të bëhen pushtues.
“Farsa e demokracisë si riciklimi në realitetin e “Fermës së kafshëve”…
Një meditim çasti rreth asaj se çfarë mund të ndodhë kur shkaktarët e së keqes prapë fitojnë pushtet? Ose, edhe po të ndodhë e kundërta, që fituesit populistë dhe demagogë, në emër “të shpëtimit”, kthehen në pushtues të rinjë…? Duket se në mungesë të alternativës politike, ky riciklim është i pashmangshëm veçmas aty ku shfaqet realiteti i “Fermës së kafshëve”?”, ka shkruar ai.