Buxhuku mirëpret uljen e ngarkesës tatimore

Prishtinë | 17 Sht 2017 | 09:13 | Nga

Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku ka mirëpritur vendimin e qeverisë shqiptare për uljen e ngarkesës tatimore për disa kategori biznesesh dhe individësh.

Në njoftimin e dërguar medieve. Buxhuku tha  se lehtësimi i politikave fislake do të  ketë ndikim positiv nëse shoqërohet me përmirësim tëtë gjitha politikave fiskale të deri tanishme.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Konfindustrisë:

Konfindustria mirepret uljen e ngarkeses tatimore per disa kategori biznesesh dhe individesh, te paraqitura ne programin e Qeverise se dale nga zgjedhjet e 25 qershorit, duke e vleresuar, se duhet te jete hapi i pare drejt permiresimit te domosdoshem te gjithe poliikave fiskale te deritashme.

Ne programin e shumices qeverisese te paraqitur ne Kuvendin e Shqiperise u parashikua lehtesim i politikave fiskale dhe konkretisht ulja e tatimeve per dividendin dhe tatim fitimi per kompanite e teknologjise ne masen 6% dhe ulja e tatimit mbi te ardhurat per disa kategori individesh ne nivelin e 18%.

Konfindustria vlereson, se masat e mesiperme nuk do te kene asnje ndikim te prekshem pozitiv, nese nuk do te shoqerohen me permiresim thelbesor te gjithe politikave fiskale te deritashme. Per me shume nga zbatimi i uljes se tatimit mbi dividendin nga 15% ne 6% pa perjashtim per gjithe kategorite e biznesit, mund te kete pasoja negative per ekonomine kombetare dhe buxhetin e shtetit. Perfitues do te jene vetem monopole dhe oligopole te privilegjuar me licenca, koncesione shteterore, qe veprojne ne sektoret e tregjeve te mbyllura dhe mungese konkurence dhe qe qarkullojne sasine kryesore te flukseve financiare ne ekonomine vendore .

Politikat fiskale ne fuqi jane nder shkaqet kryesore te gjendjes se veshtire ekonomike, fuqise konkuruese te dobet terheqjes se investimeve te huaja dhe te vendit krahesimisht Rajonit, rritjes se ulet te PPB, largimeve masive te qytetareve shqiptare jashte vendit, etj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme