Trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli, është zyrtarisht pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Aderimin e Sokolit e ka prezantuar kryetari Albin Kurti, në një postim në Facebook.
“Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror”, ka shkruar ai.
“Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit”.
Në pritjen e Sokolit shihet se kanë qenë prezentë dhe ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku; zëvendësja e tij, Daulina Osmani, si dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.